Thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale, arrestohet 44-vjeçari

0
Shpërndaje lajmin

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka vjedhur me thyeje në 6 automjete.
Në pranga ka rënë J. V., 44 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi J. V., gjatë muajit prill 2023, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, në 6 raste, pasi ka thyer xhamat e automjeteve, me sende të forta, ka vjedhur sende të ndryshme në këto automjete.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Publikoi video të pacienteve nga Gjinekologjia, arrestohet anestezisti në Tetovë
Në kërkim që prej 2021, arrestohet 28-vjeçari që kultivonte kanabis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *