‘Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort’, moderatorja e njohur shqiptare humb njeriun e saj më të shtrenjtë

Share

Një lajm i trishtë vjen nga moderatorja Fiori Dardha, e cila ka humbur nënën e saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fiori me një postim në Instagram.

Kohë më parë, moderatorja kishte treguar se nëna e saj po vuante nga një sëmundje e rëndë.

Shkrimi i plot:

“Po tani mam’? Po tani?! E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues. Fluturo lart, shumë lart zemra jonë!

Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar! Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde! Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam’!”, ka shkruar Fiori.


Share

Komente