“Ti nuk e fiton kurrë këtë BBV”, Olta-Luizit: S’të konsideroj fare si lojtar

Shpërndaje lajmin

“Ti nuk e fiton kurrë këtë Big Brother”, i ka thënë Olta Luizit sot gjatë një debati në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.
Me të bërtitura dhe ton ironizues, Olta i tha Luizit se nuk e konsideron si lojëtar dhe se sa të jetë ai në shtëpinë e BBV ajo nuk del nga atje.
“Sa të jesh ti në këtë shtëpi, unë s’dal kurrë nga këtu.Ti nuk e fiton këtë Big Brother. Ty nuk të konsideroj fare si lojtar. Ta kam thënë disa herë”, i tha Olta Luizit, shkruan Albeu.com.
Banorët e shtëpisë së Big Brother Vip Albania duket se kanë nisur “luftë të ftohtë” me Luizin, i cili me strategjitë e tij në lojë ka bërë që të jetë i vetëm përballë të gjithëve dhe të gjithave.
I tillë është rasti i sotëm, ku të gjithë banorët e kanë vënë me shpatulla pas murit, duke bullizuar këngëtarin me në krye Kejvinën, Oltën dhe Amosin, shkruan Albeu.com.
Gjatë një lojë që vëllai i madh u vendosi banorëve, të cilët improvizuan në shtëpi salla gjyqi për të sqaruar keqkuptimet mes tyre, debati mes Luizit dhe Kejvinës ka agravuar në të bërtitura dhe ofendime.
“Mbylle gojën i pafytyrë”, i tha Kejvina Luizit.
Kujtojmë se më herët Amosi bëri deklarata të forta ndaj Luizit. Teksa bisedonte me banorët e tjerë Amosi tha se nëse do ishte jashtë shtëpisë do e çonte Luizin në mal dhe do ta zhvishte lakuriq.
Banorët i janë kundërvënë Luizit pas gënjeshtrës që ai tha atyre për shëndetin, në fillim të gjthë besuan se ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme, por rezultatet e analizave që ai bëri përgjigjet e të cilave dolën për 20 minuta treguan se këngëtari gëzon shëndet të mirë../Albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *