Tifozët e dy skuadrave milaneze pritet ta pësojnë rëndë, karikuan ekipet e tyre përpara derbit të Madoninës (Foto-Video)

Share

Derbi i fituar nga Interi ndaj Milanit me rezultatin 0-3, nuk la asnjë pasojë në fushë, por shumë polemika jashtë stadiumit ku tubimet nuk mungonin dhe ishin rreth 10 mijë tifozë që u mblodhën dhe pothuajse hyjnë në kontakt me njëri-tjetrin duke mos u pajtuar me ndalimet e grumbullimit të lidhura me menaxhimin e pandemisë globale të Covid-19.

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, autoritetet italiane kanë grumbulluar kamerat e pamjeve të grumbullimeve për të identifikuar qytetarët që do të gjobiten pasi me pandeminë globale të koronavirusit manifestimet dhe grumbullimet masive janë të ndaluara rreptësisht nga protokolli anti-Covid i caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Një goditje e rëndë për futbollin milanez pasi priten gjoba të majme për tifozët e dy ekipeve që aktualisht ndodhen pas shumë vitesh nlë majat e klasifikimit të Serisë A.


Share

Komente