Tifozët e Lacios nuk pyesin për Covid-in, bllokojnë autobusin e bardhekaltërve, karikojnë lojtarët në prag të ndeshjes me Bajernin (Video)

Share

Atmosferë e nxehtë në shtëpinë e Lacios përpara sfidës së 1/8 të Champions-it ndaj Bajernit të Mynihut mbrëmjen e sotme me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Tifozët kryeqytetas kanë vërshuar drejt qendrës stërvitore në “Formello” për të mbështetur dhe karikuar skuadrën e tyre të zemrës me kore dhe tymuese përpara sfidës ndaj kampionëve në fuqi të Europës. Ultrasit lacial kanë thyer rregullin e protokollit anti-Covid me rregullin më elementar të distancimit social për të frenuar hapjen në masivitet të Covid-19.


Share

Komente