October 16, 2021

Tifozi zviceran e bën Shaqirin tatuazh në trupin e tij

Shpërndaje lajmin

Është bërë e ditur se një tifoz zviceran e ka mbajtur zotimin e dhënë dhe e ka bërë tatuazh në trupin e vet yllin kosovar të Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, transmeton albinfo.ch.

Quhet Danny Kenel, 21 vjeç, kishte premtuar për televizionin zviceran se do ta vizatonte Shaqirin në trupin e vet, nëse ylli i Liverpoolit do të shënonte gol kundër Turqisë në ndeshjen vendimtare në fazën grupore në Euro 2020, raporton GE, përcjell albinfo.ch.

Sulmuesi nga Gjilani i shënoi dy gola në fitoren e Zvicrës 3:1 kundër Turqisë në ndeshjen e fundit në Grupin A, duke iu ndihmuar helvetikëve të kalojnë në mesin e 16 më të mirëve në Euro 2020 si njëra nga katër skuadrave e renditura më së miri në vendin e tretë.

Kenel e ka mbajtur fjalën e dhënë para ndeshjes dhe është paraqitur në një studio tatuazhi për ta vizatuar 29-vjeçarin në kofshën e vet, sipas transmetuesit zviceran.

Scrinshot


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *