Tirana në krizë rezultatesh, Laçi “zhyt” Kukësin, Skënderbeu rikthehet në identitet

Share

U luajtën tri ndeshje të tjera të javës së 13-të të Superiores. Pas Vllaznia-Teuta 1-0, që ngriti siparin e këtij “stacioni” të kampionatit dje, radha ishte për fitoret e Laçit dhe Skënderbeut. Kurbinasit mposhtën në fushën e tyre 3-2 Kukësin. U duk se po shkohej drejt një triumfi tenistik, kur shifrat regjistronin avantazhin 3-0 për vendësit në minutën e 51-të, por dy penallti të akorduara në favor të miqve e vunë gjithçka në diskutim. Musta doli me karton të kuq, duke i lënë të tijtë në inferioritet numerik dhe vështirësi prej minutës së 82-të.

Korçarët për pak surprizuan në transfertë, më saktësisht në fushën asnjanëse të Kamzës, duke marrë 3 pikët me përmbysje ndaj Kastriotit. Goli i vonë, në fundin e kohës së rregullt i Mehmetit, ka shpëtuar skuadrën e Ndreut nga disfata. “Paqe” e luftuar, por pa gola në Ballsh, ku Tirana nuk shkoi dot më larg se barazimi i bardhë.

Ndërkohë, prej orës 16:30 të ditës së sotme do të luhet dueli përmbyllës, Partizani-Apolonia. Për momentin, kreu mbetet i Vllaznisë, me 29 pikë, plot 9 të tilla më shumë se Laçi dhe Teuta, që e ndjekin më së afërmi. Me një fitore ndaj fierakëve, “demat e kuq” kanë mundësinë të katapultohen në vendin e dytë pas kësaj jave të kampionatit kombëtar.


Share

Komente