January 28, 2022

Tirana për formalitet kundër Kastriotit, Dinamo-Teuta, sfidë ku barazimi nuk vlen

Shpërndaje lajmin

Ditën e sotme do të zhvillohen dy ndeshje të javës së 12-të të kategorisë superiore. Të dyja këto ndeshje do të luhen në orën 16:45, Tirana-Kastrioti zhvillohet në “Air Albania” ndërsa në takimin tjetër Dinamo-Teuta përballen në “Elbasan Arena”.

Tirana kryesuese do të luajë kundër Kastriotit të vendit të fundit, dhe fitorja për bardh e blutë e kryeqytetit pritet të jetë thjeshtë një formalitet. Djemtë e Orges Shehit në këtë takim do kërkojnë shkëputjen në vendin e parë dhe pse jo për të shpresuar në një hap fals të kundërshtarëve të tyre.

Nga krahu tjetër Kastrioti është në zonën e rrezikut dhe ndaj Tiranës do të kërkojnë të paktën 1 pikë, siç bënë edhe në fazën e parë të kampionatit.

Në “Elbasan Arena” do të jetë vëmendja e ditës së sotme aty ku Dinamo-Teuta do të përplasin “brirët” për fitoren e kthesës. Të dyja skuadrat javët e fundit kanë zhgënjyer, duke marrë rezultate negative, dhe në përballjen mes tyre vetëm fitorja bën punë.

Një takim mes të barabartësh mes bluve dhe djemve të detit duke marrë parasysh edhe klasifikimin e tyre ku vetëm 1 pikë i ndan mes tyre. Një sfidë brenda sfidës do jetë edhe ajo mes dy shokëve, të dy trajnerë tashmë me skuadra kundërshtare. Bledi Shkëmbi dhe Renato Arapi do të vihen për herë të parë përball njëri-tjetrit për të marrë fitoren e munguar në javët e fundit.  /f.a/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.