Tiranë, bie zjarr te Piramida, vetëm dëme materiale

Share

Ambientet e degraduara të Piramidës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ishin sot vendngjarja e një zjarri, ku fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Flakët u fikën pas pak minutash nga shërbimi i zjarrfikësve që u dërgua në vendngjarje, ndërkohë që grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Share

Komente