Tiranë: Lansohet projekti “Ndërmarrjet e së Ardhmes”, Zvicra kontribon me 42 milion CHF
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka njoftuar se është lansuar projekti i përbashkët në mes të Zvicrës dhe Bankës Botërore, “Ndërmarrjet e së Ardhmes” – Qendra e Ekselencës.
Sipas njoftimit, qendra e bazuar në Tiranë do të mbështesë forcimin institucional të ndërmarrjeve ujësjellëse, shkruan albinfo.ch.
“Mbështetja prej shumë kohësh zvicerane për sektorin e ujit në Shqipëri vazhdon. Në fakt, Zvicra ka kontribuar me 42 milion franga zvicerane për zhvillimin e furnizimit me ujë dhe menaxhimin e kanalizimeve përgjatë dy dekadave të fundit”, thuhet në njoftim.