October 16, 2021

Tjetër sulm me thikë në Gjermani

Shpërndaje lajmin

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Gjermani, ku protagonist ishte sërish një person i armatosur me thikë, përcjell albinfo.ch.

Sipas Reuters, personi në fjalë, ende i paidentifikuar, ka sulmuar kalimtarët në qytetin e Erfurt, ku ka lënë të lënduar dy prej tyre.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa kërkimet po zhvillohen edhe nga ajri me anë të helikopterëve.

Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak ditë  pasi një njeri me ngjyrë shkaktoi në masakër në një tjetër qytet gjerman, ku si pasojë tri gra humbën jetën dhe u plagosën dy të tjerë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *