Tmerr në Itali, 19-vjeçarja pë*dhunohet në grup nga 7 persona

0
Shpërndaje lajmin

Një vajzë 19-vjeçare në Palermo të Italisë ka përjetuar terror absolut teksa është përdhunuar nga shtatë persona, mes tyre edhe një i mitur!
Siç raporton Messaggero, e reja denoncoi ngjarjen më 7 korrik, edhe autoritetet i arrestuan të shtatë personat, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit.
Të shtatë, sipas vajzës, e kanë çuar në zonën e Foro Italico dhe disa prej tyre e kanë dhunuar, pas një nate argëtimi.
Karabinierët mundën të identifikonin anëtarët e dyshuar të bandës falë dëshmisë së 19-vjeçares dhe pamjeve nga sistemet e vëzhgimit në zonë.
Të shtatë personat u arrestuan në Palermo në dy faza: Më 3 gusht një 22-vjeçar, një 19-vjeçar dhe një 18-vjeçar. Të tjerët u arrestuan mëngjesin e së premtes dhe janë një 19-vjeçar dhe dy 20-vjeçarë. I arrestuari i shtatë është i mituri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *