Tmerrohen lojtarët e tifozët, policia futet me armë në fushën e blertë (Video)

Share

Ndeshja e kampionatit të Zambias me Grin Bufalos dhe Nkana, e cila përfundoi me rezultatin 5-0 për vendasit, ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Një tifoz i Nkana u fut në fushë, pas rezultatit turpërues nga skuadra e tij dhe rrezikoi të mbetej i vdekur aty. Ai tentoi të sulmonte trajnerin e skuadrës së zemrës, teksa ishte tejet i irrituar për atë që po shikonte në fushë.

Megjithatë në fushë u fut menjëherë policia, që filloi të ndiqte në stadium tifozin, duke e kërcënuar se do e qëllonin, nëse nuk largohej. Në video shfaqet polici teksa e ndjek lojtarin me armë në dorë, duke tmerruar të gjithë lojtarët, por edhe tifozët e pranishëm.

The post Tmerrohen lojtarët e tifozët, policia futet me armë në fushën e blertë (Video) appeared first on Media .


Share

Komente