Toci: Ja prej sa kohësh investigohen muxhahedinët nga Shqipëria dhe aleatët

0
Shpërndaje lajmin

Koloneli Shkëlqim Toci, teksa foli në lidhje me incidentin në MEK, theksoi se investigimi për këtë kamp ka nisur para vitit 2022, ku dhe vendi ynë u godit nga sulmet kibernetike.
Në një intervistë për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, ai theksoi se investigimi është bërë si bashkëpunim mes Shqipërisë dhe aleatët tanë.
Më tej ai theksoi dhe akuzat që ka bërë Irani ndaj MEK.
“Investigimi i kampit MEK nuk ka filluar në vitin 2022 ku Shqipëria u ndodh në një goditje të pa precedentë kibernetike nga Iran, por ka ndodhur më parë. Kjo nuk është bërë vetëm nga ne por dhe në bashkëpunim me aleatët tanë. Irani akuzon MEK se është marrë me përgatitjen e grupeve terroriste. Mendohet se këto grupe janë arrestuar në Iran pasi akuzohen për sulme kibernetike ndaj faqeve të institucioneve të larta shtetërore. Ka një bazë që ky grup ka shkelur në njëfarë mënyre marrëveshjen që Ahqipëria e ka pranuar në bashkëpunim me SHBA”- tha ai.
vijon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *