Tomas Myler kapet me gazetaren pas eliminimit nga Kieli: Mos më qesh, as unë nuk po qesh, e kuptoj momentin tuaj

Share

Bajerni i Mynihut u eleminua nga Kupa e Gjermanisë nga një skuadër e Bundesligës së Dytë. Bëhet fjalë për Holstein Kiel, që befasoi kampionët në fuqi të Bundesligës, duke i nxjerrë jashtë kompeticionit pas goditjeve të penalltive. Një eleminim të tillë ka bërë që sulmuesi i bavarezëve Tomas Myler të kapet me gazetaren pas një interviste të dhënë.

“Ju më pyesni se çfarë mendoj tani… Por, nëse jeni duke qeshur, si mund të përgjigjem”. Gazetari mbron veten: “Unë nuk po qesh. E kuptoj momentin tuaj, por nuk po qesh” Por Myler këmbënguli. “Sigurisht që po qesh. Po, po, e bëre”, u shpreh Myler, që pas pak çastesh e mbylli intervistën dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes.


Share

Komente