Top shënuesit e Zvicrës, një shqiptar në 10 më të mirët

Shpërndaje lajmin

Zvicra po përgatitet për Kampionatin Evropian, që fillon më 11 qershor.

Albinfo.ch ju njofton me disa statistika të Nati-t. Top shënuesi më i mirë në histori është Alexander Frei me 42 gola. Ai këto gola i shënoi për 84 ndeshje sa luajti.

Në vendin e dytë janë Kubilay Türkyilmaz dhe Max Abegglen me nga 34 gola. Në top 10 është Xherdan Shaqiri, duke u renditur në vendin e shtatë me 23 gola. Ai është pjesë e Zvicrës që nga viti 2010.

Ndërkohë, në vendin e parë me më shumë paraqitje është Heinz Hermann me 115 paraqitje. Në top 10 janë edhe Granit Xhaka dhe Shaqiri. Në vendin e pestë është Xhaka me 94 paraqitje dhe Shaqiri në vendin e shtatë me 91 paraqitje.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *