January 22, 2022

Tornado në SHBA, dy viktima dhe 5 të plagosur

Shpërndaje lajmin

Të paktën dy persona kanë humbur jetën, pesë kanë mbetur të plagosur dhe dhjetëra janë bllokuar pas një tornadoje që goditi SHBA-në. Tornadoja goditi  Monet, pranë kufirit me Tenese.

Sipas informacioneve gjithashtu është dëmtuar edhe një shtëpi tjetër e të moshuarve në Truman, me ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit që kanë nxituar menjëherë në vendngjarje. Stuhia e fortë që ka shpërthyer në shtetet qendrore të SHBA-së që nga e premtja  ka shkaktuar të paktën dy tornado, sipas zyrtarëve.

Kushtet ekstreme të motit kanë përfshirë Luginën e Mississippi deri në Ohio, ndërkohë  Agjencia Meteorologjike e SHBA ka paralajmëruar për tornado në Arkansas, Tenesi, Misuri, Illinois dhe Indiana.

/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *