January 26, 2022

Tornado tërbohet në Çeki – të paktën pesë të vdekur dhe 150 të lënduar

Shpërndaje lajmin

Një tornado jashtëzakonisht e fuqishme ka goditur Republikën Çeke të enjten në mbrëmje. Deri më tani janë numëruar pesë të vdekur dhe mbi 150 të lënduar, raporton srf.ch duke ju referuar mediave çeke dhe austriake.

Sipas një vlerësimi fillestar nga brigada e zjarrfikësve, deri në 150 persona mund të jenë lënduar. Sipas gazetës austriake “Kronen-Zeitung” pesë të vdekur janë numëruar deri më tani.

Në disa fshatra, shtëpitë kanë mbetur pa çati, xhamat e dritareve janë shkatërruar, pemët janë rrëzuar dhe makinat janë hedhur përreth, ka raportuar të enjten në mbrëmje stacioni televiziv CT.

Regjioni i goditur është në kufi me Austrinë.

Disa autobusë janë përmbysur nga stuhia në regjionin Moravia e Jugut, transmeton albinfo.ch. Të gjitha forcat në dispozicion janë në rrugë drejt rajonit të goditur, ka thënë Ministri i Brendshëm Jan Hamacek: “Gjithçka që ka duar dhe këmbë, shkon atje”, është shprehur ai.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.