Torra Veneciane në Durrës, turistët njihen virtualisht me historinë 3000-vjeçare

0
Shpërndaje lajmin

Torra Veneciane është kthyer në qendrën e parë të interpretimit të trashëgimisë kulturore përmes një programi teknologjik.
Një nga strukturat më interesante historike mbrojtëse të qytetit të Durrësit, u jep mundësinë vizitorëve të eksplorojnë historinë e qytetit 3000-vjeçar përmes projeksionit multimedial në kupolë, ose të zhyten në të kaluarën e lashtë përmes përvojave të realitetit virtual.
Detajet i dha për Euronews Albania Ina Ajazi, specialiste e Qendrës Muzeore.
Ndërsa ka kontaktin e parë me turistët, specialistja tregon edhe impaktin e këtij projekti tek ta.
E pozicionuar në qendrën historike të qytetit të Durrësit, Kulla veneciane është pjesë e kalasë së Durrësit dhe në mesjetë ajo konsiderohej si një nga fortesat më të fuqishme të bregut perëndimor të Adriatikut.
Ajo iu nënshtrua restaurimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, falë programit EU4Culture me vlerë 690 mijë euro.
 
LEXONI GJITHASHTU:

3 zonat më të prekura nga ndryshimet klimaterike në Durrës
Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, gjykata jep masat e sigurisë për gjyshin dhe kunatin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *