Toti i rikthehet normalitetit pasi mposhti Koronavirusin: Nuk kalohet lehtë, kisha simptoma të rënda, ishin 15 ditë të vështira

Share

Françesko Toti ka mposhtur coronavirusin dhe pneumoninë që e kishte pushtuar prej kohësh.

Këtë lajm e ka deklaruar vetë ish-kapiteni legjendar i Romës në një postim të tijin në profilin zyrtar në “Instagram”:

“Përshëndetje të gjithëve. Siç e keni ditur që këto javë nuk kam qenë mirë. Tani jam rikuperuar dhe mund t’ju them me plot gojë se COVID-19 nuk kalohet lehtësisht: temperaturë që nuk më zbriste, oksigjeni i ulët dhe energjitë që më shteronin. Diagnostikimi ishte si një goditje në zemër: Pneumoni nga infeksioni i SARS-COV2.

Duke parë shkallën e diagnostikimit unë u shërova në shtëpi. 15 ditë që më dukeshin të largët, që tashmë kaluan. Dua të falenderoj përzemërsisht Prof. Alberto Zangrilo dhe Prof. Monika Roko dhe Silvia Anxheleti. COVID-19 mundet vetëm me masat parandaluese dhe udhëzimet?, përfundon Françesko Toti.

Kujtojmë se Toti humbi babain e tij javë më parë pikërisht nga coronavirusi.

The post Toti i rikthehet normalitetit pasi mposhti Koronavirusin: Nuk kalohet lehtë, kisha simptoma të rënda, ishin 15 ditë të vështira appeared first on Media .


Share

Komente