January 28, 2022

“Tradhtare”, Iliri në lot kur dëgjon këngën e re të Sabianit: E ka bërë për (video)

Shpërndaje lajmin

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” është dëgjuar kënga e re e Sabianit, e titulluar “Tradhtare”. Iliri nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka dëgjuar zërin e shokut të tij të ngushtë.

“E ka bërë për mua këtë”, është shprehur ai referuar pjesës “Gjithë jetën të kujtoj edhe kurrë nuk të harroj”

“Çfarë Sabi je!”, ka vazhduar ai mes lotësh dhe duatrokitjesh, së bashku me Arjola Demirin, e cila e ka përgëzuar nga brenda shtëpisë.

Ilir Shaqiri është një nga personazhet më të përfolur të momentit në rrjet, për lojën në “Big Brother VIP” sigurisht, por edhe për shkak të sulmeve për të jashtë. Së fundmi Oni Pustina ka akuzuar balerinin se ka përdorur çdo mënyrë e intrigë për të qenë në nivelin e shqiptarëve të suksesshëm në Itali.

Madje, shtonte se ai “ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut”. Komenti bëri xhiron e rrjetit dhe pati reagim edhe nga bashkëshortja e Ilirit, Manuela. Por, mbrëmjen e djeshme diçka ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe shikuesve në spektaklin e “Big Brother VIP”.

Iliri, në fund të mbrëmjes, kërkoi të përshëndeste balerinët shqiptarë në Itali. “T’i bëj një përshëndetje të shkurtër balerinëve shqiptarë në Itali, super të suksesshëm”, tha Iliri, që iu dërgoi edhe përqafime nga ekrani.

Mirëpo, në rrjet nuk është dukur si një mesazh kaq “i pastër”, madje po diskutohet se Iliri mund të ketë marrë informacione nga jashtë. Por kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Kur hynë Meridiani dhe Antonela brenda në shtëpi, çfarë nuk i thanë Donaldit për Borën, gjë që ndikoi të merrte vendimin për t’u ndarë dhe për t’u lidhur me Beatrixin.

Oni Pustina ka reaguar sërish pas komentit negativ të lënë për banorin e shtëpisë së “Big Brother Albania”, duke shkruar tanimë në faqen e tij zyrtare se ka qenë Iliri, personi që ka komentuar jetën e tij. Ndaj dhe ka ardhur reagimi i ashpër në rrjete sociale.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.