Trafik kokaine nga Shqipëria në Lombardi, shkatërrohen dy banda kriminale! Pranga 37 personave

Share

Policia italiane ka goditur dy banda të trafikut të drogës, që vepronin në Milano, duke kryer arrestime të shumta.

Mediat italiane shkruajnë se bandat përbëheshin kryesisht nga italianë dhe shqiptarë, të cilët trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe marijuane nga Shqipëria në Lombardi, që më pas i shpërndanin në zona të ndryshme të Italisë. Deri më tani janë arrestuar 37 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Hetimi për goditjen e këtyre bandave është koordinuar nga drejtori i Anti-Mafias së Milanos, dhe ka çuar pas hekurave disa trafikantë. Gjatë aksionit, janë sekuestruar një kompani, 3 skuterë, 2 motorë dhe 9 makina.

drog2 drog1 drog 1


Share

Komente