Trafik kokaine nga Shqipëria në Lombardi/ Shkatërrohet rrjeti mafioz italo-shqiptar

Share

Mbrëmjen e djeshme policia e Milanos ka goditur rrjetin mafion italo-shqiptar.

Mësohet se grupi trafikonte kokaine dhe marijuana nga Shqipëri në Lombardi.

Policia e Milanos, e koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Milanos, ka lëshuar një sërë fletë arreste duke shkatërruar dy organizata kriminale që veprojnë në Milano, përgjegjëse për trafik ndërkombëtar dhe kombëtar të drogës. Pjesë e këtyre organizatave ishin qytetarë me origjinë nga Shqipëria dhe italian dhe ata importuan sasi të mëdha kokainë, hashashi dhe marijuanë në Lombardi të cilat më pas i shpërndanë në rajone të ndryshme të Italisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy pasuri të patundshme në Milano, një kompani, 3 skuterë, i 2 motoçikleta dhe 9 makina./CNA.al


Share

Komente