Trafik në rrugët e Fierit/ Probleme në disa akse rrugore, shkak numri i vizitorëve 

0
Shpërndaje lajmin

Numri i lartë i vizitorëve ka bërë që edhe në qytetin e Fierit të ketë probleme me trafikun. Ekspertët rrugorë thonë probleme ka dhe në akset rurale.
Gjate sezonit veror e veçanërisht që prej fillimit të gushtit trafiku në rrugët e qytetit te Fierit ka ardhur duke u renduar, duke shënuar në këtë mes gushti edhe periudhën e pikut te qarkullimit rrugor me dyndjen e emigranteve. Sipas shefit të qarkullimit rrugor ne Fier, Altin Dervishi, disa akse tepër te frekuentuara, kanë qenë problematike, ndërkohë që ka theksuar se për monitorimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit, punonjësit e policisë janë angazhuar edhe jashtë orarit.
Dervishi ka nënvizuar gjithashtu se ne këtë periudhe problematike kane qene edhe disa rrugë rurale ku janë shënuar edhe aksidente me pasoja fatale. Ndërsa si pika të nxehta gjate verës ka qene kryqëzimi i klubit të shoferit si edhe rruga e Semanit ne drejtim të plazhit.
Fieri është nyje lidhëse mes autostradave kryesore te vendit, ndaj dhe qarkullimi i automjeteve rendohet ne periudhën e verës por këtë vit nuk ka pasur bllokime si vitet e mëparshme dhe për këtë ka ndikuar edhe by passi që shmang një pjesë të qarkullimit.
LEXONI GJITHASHTU: 

Botërori i femrave| “Luaneshat” mbërrijnë në finale, britaniket mposhtën Australinë
Rusia dëbon korrespondenten të përditshmes amerikane nga Moska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *