Trafikoi “nusen” në Itali për prostitucion, dënohet me 17 vjet burg vjehrra në Berat

0
Shpërndaje lajmin

Prokuroria e Beratit mbylli hetimet dhe kërkoi 22 vite burg për shtetasen D.Sh për veprën penale ‘Trafikimi i personave të rritur’, ndërsa në përfundim të hetimeve gjykata e shpalli fajtore dhe e dënoi më 17 vjet burg.
Sipas prokurorisë, kjo shtetase në bashkëpunim me shtetasit E.M. dhe F.D. aktive ka rekrutuar, transportuar në shtetin italian, viktimën M.S., me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
“E pandehura D.Sh e ka rekrutuar, transportuar dhe trafikuar nga Berati në Vlorë e më pas në shtetin Italian, nëpërmjet fshehjes dhe formës së ngjashme me skllavërimin duke e ndaluar të takohet dhe komunikojë me persona të tjerë dhe familjarët, duke e detyruar që t’i bindej çdo urdhri të saj. Ajo e ka trafikuar viktimën M.S., fakt ky i provuar edhe nga deklarimet e viktimës, se e pandehura i ka thënë- ti do të vish në Itali dhe po hape gojën të shkosh në polici ne do të vrasim mamanë. Viktima, shtetasja M.S. ka deklaruar se rreth muajit shkurt të vitit 2018 ka qenë e papunë dhe e asistuar nga shërbimet sociale të qytetit të Beratit është njohur me të pandehurin E.M., njohje e cila pas pak kohësh është zyrtarizuar dhe në familjet e tyre. Pas përfundimit të ceremonive përkatëse ajo ka shkuar të jetojë tek banesa e të fejuarit i cili përgjithësisht e trajtonte mirë por shumë shpejt nisën dyshimet për sinqeritetin e të pandehurit kur gjatë një bisede në rrjetin social Facebook, ajo e prezantuar në komunikim me të ëmën e tij, shtetasen D.S. dhe ka zbuluar planin për dërgimin e saj në Itali”, sqaron Prokuroria.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Fermeri: Domatja në Tiranë shitet 5-6 fish më shtrenjtë se në Berat
Protestojnë fermerët e Beratit dhe Fierit: Po shkojmë drejt falimentimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *