Tragjedi në Egjipt, spitali përfshihet nga flakët e zjarrit, tre viktma dhe 32 të lënduar
Tre persona kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë lënduar , si pasojë e një zjarri që shpërtheu sot në një spital në Kajro , njoftoi Ministria e Shëndetësisë ne Egjipt.
“Zjarri nisi në departamentin e radiologjisë të një spitali bamirësie në Marariyya ,” në periferi veriore të kryeqytetit egjiptian, tha zëdhënësi i ministrisë Hossam Abdelgafar.
Shkaku i zjarrit nuk është zbardhur edne, raportojnë mediet vendase.
Në Kajro një metropol, me disa milionë banorë, zjarret shpesh shkaktohen nga qarku i shkurtër elektrik.
Në nga zjarret më vdekjeprurës ishte ai I verës së kaluar.
41 besimtarë humbën jetën në një kishë kur një kondicioner mori flakë, duke bërë që ndërtesa të mbushej me tym./albeuy.com/