Tragjedia me 17 të vdekur, Ukraina nis hetimet për rrëzimin e helikopterit

Shpërndaje lajmin

Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës (SBU) kanë nisur hetimet për rrëzimin e helikopterit në periferi të Kievit, Brovary, që vrau të paktën 17 persona, përfshirë ministrin e brendshëm të Ukrainës.
Sipas SBU, janë duke u shqyrtuar disa versione të tragjedisë, duke përfshirë “shkelje të rregullave të fluturimit, mosfunksionim teknik të helikopterit, veprime të qëllimshme për të rrëzuar helikopterin”.
Asnjë zyrtar ukrainas nuk ka reaguar deri më tani për shkakun e aksidentit ajror. Më herët, presidenti ukrainas e quajti ngjarjen një tragjedi, në një reagim të ndjerë në Twitter.
/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *