Tragjedia në Greqi, Meta: Ngushëllime familjarëve të viktimave

Shpërndaje lajmin

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Greqi.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta ju uron shërim të shpejt të plagosurve.
“Me hidhërim mësova për tragjedinë në Larisa të Greqisë fqinje dhe mike!
Në këto orë dhembje dhe tronditje të thellë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve!  Solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qendrore! Qëndrojmë përkrah me popullin grek”-shkruan ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

“Ishin studentë, po ktheheshin në shtëpi”- Zyka jep detaje nga tragjedia në Greqi
E mbijetuara e aksidentit tragjik në Greqi: Tmerr, njerëzit po digjeshin të gjallë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *