November 27, 2021

Tragjedia shqiptare, zyrtari bullgar: Pamja është e frikshme, ishte gabimi i shoferit

Shpërndaje lajmin

Autobusi ka udhëtuar me mbi 100 kilometra në orë dhe nuk ka shfaqur asnjë milimetër frenim, që do të thotë se shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate. Aksidenti ishte absolutisht rezultat i gabimit njerëzor“, tha për BTV Sekretari i Sigurisë së Pernikut, Vasko Pirgov, i cili mbërriti në vendngjarje me policët dhe zjarrfikësit e parë.

Ai tha se autobusi nuk u përmbys dhe shoferi u përpoq të kthehej majtas, duke shtuar se ka video pamje “të cilat nuk janë të këndshme për t’u parë”.

Pamja është e frikshme. Autobusi është djegur pjesa e përparme, personat në (spitalin) “Pirogov” ndodheshin në pjesën e pasme të autobusit. Autobusit i është thyer xhami i djathtë dhe kanë dalë prej aty, tha Pirgov.

Sipas tij, rreth një orë e gjysmë para aksidentit, autobusi është ndalur në një pikë karburanti në autostradën “Struma”, ku pasagjerët kanë shkuar në tualet dhe kanë bërë pushim për rreth gjysmë ore. Ai beson se është e përjashtuar mundësia që shoferi të ketë rënë në gjumë, sepse pompa e karburantit ndodhet 15 minuta me makinë nga vendi i aksidentit.

“Rruga eshte ne gjendje perfekte. Ky është një gabim i shoferit. Nuk ka mundësi që autobusi të ketë rrëshqitur në rrugë, nuk ka shenja frenimi. Autobusi ka marrë flakë nga përpara. Vetë autobusi kishte tuba nafte”, tha Pirgov, duke shtuar se “zjarri ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit, me shumë gjasa në sistemin e ngrohjes”.(INA)


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *