Trajneri i Turqisë nuk e “tremb syrin”: Do dëshiroja finalen kundër Italisë

Shpërndaje lajmin

Ndeshja e hapjes e Kampionatit Europian do të shohë Turqinë teksa sfidon Italinë pikërisht në Romë, duke mos qenë absolutisht favorite për fitoren përballë vendasve.

Por trajneri Senjol Gynesh uron që skuadra e tij të dijë të bëjë më të mirën për të marrë një fitore ndaj italianëve, të cilët shpreson që t’i takojë përsëri në këtë turne, në finalen e madhe.

“Nuk jemi favoritët në këtë grup, por do të dëshiroja që të zhvilloja finalen e këtij turneu kundër Italisë. Rrugëtimi ynë nis nga ajo gjysmëfinale e Botërorit në vitin 2002. Tani do të ishte diçka e bukur sikur të luanim finalen ndaj tyre. Të gjithë dëshirojnë të fitojnë, edhe ne. Të fitosh është diçka dhe të humbasësh është diçka tjetër, por jam i sigurt se do të mësojmë shumë në këtë turne. I kemi të gjithë lojtarët të gatshëm.

Do të jetë një ndeshje e komplikuar, njohim forcën e kundërshtarit por edhe pikat e tij të dobëta. Sheh individët e tyre dhe e di që luajnë të gjithë në Serinë A, dy te Çelsi e një te PSG. Jemi të ndërgjegjshëm për klasin dhe traditën e Italisë që kualifikohet thuajse në të gjithë turnetë. Kanë kulturë të madhe futbollistike. Nga pikëpamja teknike, taktike e fizike, do të jetë një ndeshje e luftuar.

Kemi ndeshjen e parë nesër dhe pavarësisht rezultatit, prioriteti do të jetë gjithmonë loja, ndoshta edhe më shumë se sa rezultati. Uroj të jetë një ndeshje e bukur, mes dy skuadrash të forta dhe që në fund të fitojë Turqia”, ishin fjalët e strategut turk.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *