Trazirat gjatë Ajax-Feyenoord, Van Basten: Të ndalet futbolli profesionist në Holandë
Mesditën e së dielës, që sapo lamë pas, Kampionati holandez i futbollit, Eredivisie, rezervoi një përballje fantastike, teksa në “Johan Cruijff Arena”, Ajax do të përballej me rivalët e Feyenoord, në “De Klassieker” holandeze.
Mirëpo, teksa sfida ishte në minutën e 56’-të dhe rezultati shënontë 0 me 3, për skuadërn e Feyenoord, tifozët e Ajax nisën të shkaktonin trazira në stadium, teksa hedhja e mjeteve piroteknike në fushë, shoqëruar me përplasjen e tifozëve, detyroi arbitrin kryesor që të pezullonte përfundimisht takimin.
Pas daljes nga stadiumi, tifozët vazhduan vandalizmin në Amsterdam, duke shkatërruar gjithçka që u doli para, derisa u detyrua të vinte dhe ndërhyrja e forcave të policisë. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ashpër “legjenda” e Milanit dhe futbollit holandez Marco Van Basten, i cili për mediat vendase u shpreh se futbollit në Holandë duhet të ndalohet.
“Futbolli profesionist në Holandë duhet të ndalet. Është e nevojshme ta marrim këtë masë, duhet ta bëjmë. Mjaft me futbollin profesionist në Holandë, nuk mund të shohësh gjëra të tilla”,- u shpreh tejet i revoluar, 3 herë fituesi i “Topit të Artë”. /i.m /
SHIKONI PAMJET: