Tre policët e rrëmbyer nga Serbia dalin të hënën para gjykatës

0
Shpërndaje lajmin

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka njoftuar se tre policët e rrëmbyer nga Serbia do të dalin para gjykatës në Kralevë të Serbisë.
“Rrugës drejt Kralevës, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët, Rifat Zekja, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekondë e humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua!”, ka shkruar Haxholli në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi janë në paraburgim që nga 16 qershori nën akuzën për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *