Tre serbë që së fundmi nisën punën në Policinë e Kosovës, japin dorëheqje

0
Shpërndaje lajmin

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano ka shprehur shqetësimin për dorëheqjen e tre poliicëve të rinj nga Policia e Kosovës.
“Janë shqetësuese dorëheqjet e fundit të 3 serbëve të Kosovës të saporekrutuar, anëtarëve të Policisë së Kosovës. EULEX-i po ndjek nga afër zhvillimet shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë. Anëtarët joshumicë të PK-së mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës së orientuar nga komuniteti. Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e punës efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në fushëveprim më të gjerë”, thotë Barbano, përcjell albinfo.ch.
Derisa, ka reaguar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.
“Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime. Duke parë nga afër këto zhvillime”, shkruan ai, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *