Tre ushqimet që duhet të ndaloni së ngrëni nëse doni të shpëtoni nga mushkonjat

Shpërndaje lajmin

Tashmë që është verë, mushkonjat na bezdisin shumë dhe mund të transmetojnë dhe sëmundje të rrezikshme. Shumë prej nesh e kanë vënë re se mushkonjat disa njerëz i “preferojnë” më shumë, e të tjerë më pak dhe kjo ka të bëjë me substancat që “lokalizojnë” në sipërfaqen e lëkurës sonë.
Dieta jonë luan një rol të rëndësishëm në këtë proces, pasi disa ushqime tërheqin dhe të tjera sprapsin insektin e bezdisshëm. Cilat ushqime duhet të shmangni për të për të shmangur nga pickimet e tyre.
Bananet
Një substancë që tërheq mushkonjat është acidi laktik, i cili prodhohet natyrshëm nga trupi ynë. Megjithatë, ushqimet e pasura me kalium, si bananet, rrisin sasinë e acidit laktik që çlirohet nga lëkura.
Akullore
Edhe pse është ushqimi më i mirë veror, ajo përmban mjaft qumësht dhe natyrisht, të gjitha produktet e qumështit kontribuojnë në prodhimin e më shumë acidit laktik. Prandaj preferoni sherbetet, pasi nuk përmbajnë qumësht.
Alkooli
Nga njëra anë, alkooli kontribuon në rritjen e temperaturës së trupit, dhe nga ana tjetër, mushkonjat priren për lëkurën më të ngrohtë, ndaj është mirë të shmangni pijet alkoolike. /

Leave a Reply

Your email address will not be published.