January 19, 2022

Tregoi problemet e Hyundai, “spiuni” shpërblehet me 24 milionë dollarë nga SHBA

Shpërndaje lajmin

Një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shpërblyer me 24 milion dollarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vendosi që të tregojë problemet e makinave Hyundai.

Mund të jetë një ngjarje që ka potencialin të ndryshojë përgjithmonë marrëdhënien e shtëpive automobilistike dhe institucionet monitoruese shtetërore, të paktën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një inxhinier korean, i punësuar me vite te gjiganti i sektorit Hyundai, është shpërblyer nga autoritetet amerikane me 24 milionë dollarë për informacionet e dhëna që kanë zbuluar një seri gabimesh teknike, si dhe mungesë të transparencës nga gjiganti aziatik.

Më në detaj, bëhet fjalë për disa problemeve në projektimin e motorëve Theta II, që i bënin vulnerabël ndaj prishjeve, deri tek djegia. Sipas inxhinierit, Kim Gëang-ho, drejtuesit teknikë të Hyundai munguan të adresonin problemin, duke e fshehur atë.

Shpërblimi, i dhënë nga rregullatori amerikan i automjeteve, është më i madhi i dhënë ndonjëherë, që mundësohet nga një akt i miratuar posaçërisht nga Kongresi në 2015 për të shpërblyer informatorët në këtë fushë, me objektiv sigurinë e blerësve.

“Jam i kënaqur për shpërblimin që kompenson riskun që kam kaluar për të mbrojtur pronarët e atyre mjeteve”, deklaroi inxhinieri, tashmë multimilioner./ /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *