April 16, 2021

Tregtia e BE-së gjatë vitit 2020 u godit rëndë nga pandemia

Shpërndaje lajmin

Në vitin 2020 tregtia e BE-së me pjesën tjetër të botës u godit rëndë nga pandemia, sipas të dhënave nga agjencia europiane e statistikave, Eurostat, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.

“Gjatë vitit 2020 pati një rënie të konsiderueshme si në eksporte (-9,4%), ashtu edhe në importe (-11,6%), e krahasuar kjo me 2019”, tha agjencia.

Eurostat shpjegon se norma e rritjes së eksporteve, pas regjistrimit të vlerave veçanërisht të larta (12% në 2011 dhe 9% në 2012), mbeti pozitive deri në 2019 dhe më pas u ul në mënyrë drastike më 2020.

Shkalla e importit në Bllok arriti kulmin në 2011 ( 12%), e ndjekur nga luhatje të vogla midis 2012 dhe 2015, për t’u rritur në mënyrë të konsiderueshme në 2017 dhe 2018 dhe për të mbyllur dekadën me një rënie të mprehtë më 2020.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *