Tregtia e jashtme zvicerane shënon rekord

Shpërndaje lajmin

Vetëm në tremujorin e parë eksportet kaluan 65 miliardë franga, duke treguar një rritje për dallim nga viti i kaluar. Pas një kohe të gjatë, tregtia e jashtme zvicerane shënon këtë rekord, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se sektori i prodhimit të orës ka dhënë kontributin më të madh në rritje (+306 milionë franga).
Po ashtu edhe sa u përket eksporteve edhe metalet kanë pasur një rritje (+231 milionë) dhe sektorin e makinerive dhe elektronikës (+190 milionë).
Ndërkohë që shitjet e produkteve kimike dhe farmaceutike kishin ulje (-247 milionë) dhe bizhuterive (-337 milionë). /Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published.