Tri orë pritje për të dalë nga Kosova
Pas disa ditëve më të qeta në pikat kufitare, janë rikthyer pritjet për të dalë nga Kosova.
Në pikë kalimin në Merdar, mërgimtarët janë të detyruar të presin deri në tri orë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në këtë pikë po zgjasin nga 150-180 minuta dhe kolona është e gjatë 800 metra.
Pritje për të dalë nga Kosovë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe, sipas këtyre të dhënave, ato po zgjasin deri në një orë e gjysmë dhe kolona është e gjatë 500 metra.
Ndërkohë që edhe në pikat e tjera, si për të hyrë, ashtu edhe për të dalë nga Kosova nuk ka pritje, përcjell albinfo.ch.