Trikoja me delen e zezë veshur nga Princesha Diana del në ankand

0
Shpërndaje lajmin

Një triko me një dele të zezë, veshur nga princesha e ndjerë e Britanisë, Diana do të dalë në ankand në Sotheby’s në fund të gushtit.
Marka e modës Warm & Wonderful ka dizajnuar trikon që do të jetë artikulli kryesor i modës në shitjen online të Sotheby’s nga 31 gushti deri më 14 shtator.
Trikoja e kuqe me delen e vetme të zezë mes morisë së deleve të bardha u vesh nga Diana për herë të parë kur pa Princin Charles duke luajtur polo në qershor 1981, sipas mediave britanike.
Kjo ishte një muaj para dasmës së tyre.
Pasi trikoja u dëmtua pak, sekretari i saj privat Oliver Everett i shkroi bashkëthemeluesit të Warm & Wonderful, Joan Osborne dhe e pyeti nëse mund ta riparonin.
Disa muaj më vonë, Diana mori një të re dhe ajo u fotografua me të në vitin 1983.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Pulovra e Lady Diana del në ankand, pritet të shitet për më shumë se 80 mijë dollarë
Dalin në ankand fotot e rralla të princeshës Diana me William-in foshnje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *