Tritan Shehu: Kuvendi duhet të miratojë rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë

0
Shpërndaje lajmin

Gjatë një interviste në rubrikën “Opinion”, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, u ndal në interpelancën që ka kërkuar me Kryeministrin Edi Rama, në kuadër të miratimit të një rezolute për gjenocidin serb në Kosovë, për ta paraqitur më pas dosjen e plotë në organizmat ndërkombëtare.
Në fjalën e tij, Shehu tha se në politikë gjërat formalizohen, kthehen në dokumente zyrtare.
“Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë. Serbia në anën tjetër nuk ka kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin që ka kryer.
Krimet e nazizmit nuk u fshehën, përkundrazi u evidentuan të gjithë. Serbia sot ka në qeveri njerëzit e Millosheviçit, nuk dënon krimet që ka kryer. Ka një lëvizje të Serbisë dhe Rusisë për të dënuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e Serbi. Pra kemi një agresivitet për të mbuluar të vërtetën, që janë krimet dhe gjenocidi që serbët kanë kryer në Kosovë”, tha Shehu.
Gjithashtu, Shehu u shpreh se Edi Rama, ka bllokuar në kundërshtim me rregulloren kërkesën tonë për interpelancë.
“Si kryeministri dhe ministri i jashtëm u avulluan, ndërkohë që çështja iu la një ministri tjetër që nuk ka lidhje fare me çështjen. Nuk parashikon rregullorja e Kuvendit delegim të interpelancave”, tha Shehu.
Ai akuzoi Ramën se ka frikë të përballet, duke aluduar se kemi të bëjmë me gjithë presionin e Vuçiç, i cili ka deklaruar se nuk do të lejojë që vendet mike të miratojnë rezoluta të tilla që dënojnë krimet serbe.
“Me Serbinë duhet të kemi marrëdhënie shtetërore normale, por ajo duhet të kërkojë falje për krimet që ka kryer”, tha Shehu.
Sipas Shehut, shkaku kryesor mbeten lidhjet e Vuçiçit.
“Kjo qeveri që është në Shqipëri sot ka si prioritare marrëdhëniet Shqipëri-Serbi dhe jo Kosovën”, tha Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *