Tritoli i makinës në Vlorë/ Dalin detaje: Ditët e fundit Benzi përdorej nga gruaja

Share

Gjatë mbrëmjes së djeshme një makine tip “Benz ML” në Vlorë i  është vënë tritol, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Forcat xheniere të Tiranës bënë shpërthimin e komanduar rreth orës 03:30, ndërsa sot janë zbuluar detaje rreth kësaj ngjarjeje.

Mësohet se makina të cilës i është vënë lënda eksplozive përdorej nga shtetasja me iniciale S.B.

Tritoli ka qenë vendosur me magnet të fortë që mos binte nga pesha dhe telefon në anën e shoferit.

Gruaja ka pikasur tritolin teksa po lëvizte me fëmijët dhe më pas ka njoftuar bashkëshortin dhe policinë.

Ndërkohë, eksplozivi është shpërthyer në mënyrë të komanduar, ndërsa policia ka hapur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./ CNA.al


Share

Komente