Troket dimri i vërtetë edhe në Kosovë

Share

397820993 highres

Duket se moti Kosovë pas ditëve më diell dhe të ngrohta në shumicën e vendit, po hyn në dimrin e vërtetë. Kështu dita e sotme do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot të kthjellët dhe në disa zona malore do të ketë edhe reshje bore.

Sipas metorologçve, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 17°C.

Mëngjesi i sotëm në fshatin Jezerc të komunës së Ferizaj ka zbardhur me mot të ftohtë dhe me borë.

Kujtojmë, që edhe Prishtina Weather ka paralajmëruar se në viset malore do të bjerë borë sot.

“Kalimi i një fronti të ftohtë gjatë natës sjell mbi vendin tonë mot të ftohtë, kryesisht të vranët dhe me erë. Në vise malore priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, e të shtunën në mbrëmje, me rënie të temperaturave rrebeshe bore mund të ketë edhe viseve të ulëta. Depërtimi i masave të ftohta ajrore zbret ndjeshëm temperaturat në fundjavë”, thuhet në njoftim e tyre.

The post Troket dimri i vërtetë edhe në Kosovë appeared first on Albinfo.


Share

Komente