Tronditëse: Në Pejë dyshohet se foshnja e lindur pa shenja jete u fut në rrobalarëse
Një rast tronditës dyshohet se ka ndkdhur në Spitalin e Pejës kur një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor.
Rasti që dyshohet se ndodhi janën e kaluar për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe Policia e Kosovës.
Kryeprokurori i kësaj Prokurorie, Agim Kurmehaj ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast.
“Po ju konfirmoj se rasti ka ndodhur dhe ne si Prokurori kemi ndërmarrë veprimet e duhura për zbardhjen e rrethanave”, ka thënë Kurmehaj.
Në anën tjetër zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi i ka thënë Telegrafit, se sot Prokurorja e rastit ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës.
“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori i nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Shëndetësorë dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësorë lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit sot ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit”, ka thënë Nikçi.
Ndërkaq nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës kanë thënë se rasti është duke u hetuar.
“Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorët e shendetёsisё. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar” , ka thënë zëdhënësi i policisë, Driton Rugova.