Tronditet Franca! Burri drogon gruan për 10 vite, 83 burra e përdhunojnë

0
Shpërndaje lajmin

E tmerrshme është ngjarja që ka tronditur Francën së fundmi. Një burrë 51-vjeçar i identifikuar me pseudonimin Dominique nga Mazan, një provincë afër Avignon, u akuzua për drogimin e gruas së tij për të paktën 10 vite me radhë.
Më pas ai do të filmonte të paktën 83 burra që e përdhunonin atë. Gruaja e tij, tashmë 50-vjeçe me pseudonimin Françoise ka pësuar gjithsej 92 akte dhune të regjistruara nga bashkëshorti i saj midis viteve 2010 dhe 2020.
Siç raportohet nga gazeta britanike “Daily Mail” dhe francezja “Le Figaro”, burri dyshohet se e drogoi gruan e tij me Lorazepam, një anksiolitik me veti të forta qetësuese. Përbërësi dyshohet se i hidhej gruas në ushqim gjatë vakteve, përpara se ai të ftonte përdhunuesit të hynin brenda.
Sipas kanalit televiziv francez France3, Dominique përballet me 20 vjet burg për akuza të shumta, duke përfshirë agresion dhe përdhunim. 83 agresorët e arrestuar, të gjithë persona nga mosha 24 deri në 71 vjeç, akuzohen për përdhunim.
Disa nga avokatët mbrojtës argumentojnë se personat e akuzuar për përdhunim ishin të pavëmendshëm. Sipas tyre ata nuk ishin në dijeni të faktit që gruaja nuk pranonte, duke menduar se ishte gjithçka ishte e organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *