Trump: Amendamenti i 25-të ka zero rrezik për mua

Share

Presidenti Donald Trump tha se ai nuk është i shqetësuar në lidhje me amendamentin e 25-të që lejon kabinetin e tij ta heqë atë nga detyra, edhe kur Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët futwn një rezolutë që shtyn zëvendëspresidentin Mike Pence të kërkojë dispozitë kushtetuese.

Në një fjalim të Martën, presidenti Trump tha: “Amendamenti i 25-të është me rrezik zero për mua”,

Ai foli para një pjese të murit kufitar jugor, një simbol i politikës së rreptë të imigracionit që ai ka ndjekur gjatë katër viteve të tij të trazuar në detyrë.

Rezoluta për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump, u prezantua zyrtarisht në Kongres. Nën masa të rrepta sigurie në Capitol Hill të Uashington DC, demokratët bënë shtysën e radhës kundër 74-vjeçarit në ditët e fundit në drejtim të Shtëpisë së Bardhë duke e akuzuar për “nxitje të kryengritjes”, për rolin e tij në trazirat e së mërkurës së kaluar.


Share

Komente