Trump: Biden paguhet njësoj si një kriminel, po çon botën drejt Luftës së Tretë Botërore

0
Shpërndaje lajmin

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump kritikoi ashpër Presidentin Joe Biden në një tubim në Karolinën e Jugut duke e quajtur atë kriminel dhe gënjeshtar.
Në tubimin për festën e 4 korrikut, kandidati republikan për president shtoi se Biden është i paaftë dhe i korruptuar dhe administrata e tij mund të çojë në një Luftë të tretë Botërore.

“Joe Biden është i korruptuar dhe një president shumë i kompromentuar.  Ai paguhet ashtu si paguhet një kriminel i zakonshëm.
Thjesht në një mënyrë më e sofistikuar dhe numra shumë më të mëdhenj. Ai është plotësisht i mbrojtur nga Departamenti i Padrejtësisë dhe nga mediat e lajmeve të rreme, të cilat janë armatosur në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë.
Ky është një krim 100 herë më i madh se Watergate, dhe ata thjesht nuk duan të shkruajnë për të,’ tha ai.
/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *