Trump doli në gjyq, emri i yllit pornografik u kontrollua 650,000 herë në internet

0
Shpërndaje lajmin

E marta ishte një ditë e madhe për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels, pasi fansat kërkuan në uebsajtin pornografik më shumë se 650,000 herë për emrin e saj.
Natyrisht, kjo ishte e njëjta ditë kur ish-presidenti amerikan Donald Trump u paraqit në gjykatë me akuzën se ai dyshohet se i kishte dhënë para Daniels në vitin 2016 për të blerë heshtjen e saj për aferën që kishte me të, raporton “Business Insider”.
Trump ka mohuar si aferën ashtu edhe pretendimet për paratë e paguara.
Rasti, megjithatë, tërhoqi vëmendjen te Daniels dhe i kujtoi një numri të madh përdoruesish të uebsajtit pornografik punën e saj.
Të dhënat e postuara në faqen e internetit treguan se ndërsa u publikuan lajmet për Trump, kërkimet për “Stormy Daniels” u rritën, duke arritur kulmin në 631,254 të premten e kaluar.
Popullariteti i saj u rrit edhe më shumë në ditën kur Trump u shfaq në gjykatë, duke arritur një rekord prej 662,319 shikimesh.
 
LEXONI GJITHASHTU:

“Aktakuza ndaj meje ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme”, Trump flet pas gjyqit
Çfarë ndodhi në gjyqin ndaj Donald Trump, cilat janë akuzat e ngritura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *