Trump mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, tri rrugët për ta parandaluar

Shpërndaje lajmin

Nga Ross Douthat, The New York Times

Vjeshtën dhe dimrin e vitit kaluar, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara u përpoq përmes një strategjie joefektive, por me pasoja të dhunshme, të ushtronte presion ndaj republikanëve në shtete të ndryshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të cilat ai i humbi në mënyrën më të qartë.

Tani thuhet se Trump beson se “auditimet” në shtetet e lëkundura do ta rivendosin atë në një farë mënyre në Shtëpinë e Bardhë deri në fund të verës. Shumë prej oborrtarëve që inkurajuan lajthitjet e tij të hershme janë ende në detyrë.

Njëri prej tyre, Michael Flynn,kohët e fundit sugjeroi (para se të tërhiqej) se Shtetet e Bashkuara kishin nevojë për një grusht shteti ushtarak, në stilin e atij që u krye së fundmi nga ushtria në Mianmar. Ndaj, kjo nuk është një gjendje ideale e punëve.

Atëherë,çfarë duhet të ndodhë që të parandalohet bërja realitet e ëndrrës politike të Donald Trump, në formën e rebelimit të6 Janarit të këtij viti në Capitol Hill, apo në ndonjë formë më destabilizuese?

Teoria e parë, që mbështetet nga shumë liberalë dhe centristë, por edhe disa konservatorë anti-Trump, është se SHBA gjendet në një emergjencë të vazhdueshme e cila do të përfundojë në një nga dy mënyrat:Ose me një Kongres të dominuar nga demokratët, që do të miratojë reforma të gjera zgjedhore, të cilat do të dobësojnë në mënyrë vendimtare Partinë Republikane aktuale, ose përndryshe Trump dhe mbështetësit e tij do të bëjnë një përpjekje më efektive dhe shkatërruese për të vjedhur zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Sipas kësaj teorie, Republikanët jo-Trumpistë duhet të flasin vazhdimisht, sipas shembullit të Liz Cheney, kundër kërcënimit që paraqet Donald Trump ndaj demokracisë amerikane. Shtëpia e Bardhë e Biden duhet të heqë dorë nga qasja partiake, dhe duhet ta shpenzojë kapitalin e saj politik për të arritur konsensuse të gjera.

Por demokratët e kujdesshëm, dhe simpatizantët e tyre brenda Shtëpisë së Bardhë të Biden, do ta mohonin që po kalojnë një krizë. Teoria e tyre është se politika normale e mposhti Trumpin në vitin 2020, dhe politika normale mund ta bëjë sërish këtë gjë.

Por nëse nuk doni që republikanët të rikthehen fuqishëm në vitin 2024, atëherë qëllimi i demokratëve duhet të jetë ruajtja e shumicës në Kongres dhe Senat në zgjedhjet e mesit të mandatit të vjeshtës së vitit 2022. Dhe ka më shumë të ngjarë që kjo të ndodhë nëse Partia Dmokratike perceptohet si e hapur për konsensusin dypartiak; nëse është e fokusuar tek ekonomia; dhe nëse i kundërvihet ekstremistëve obstruksionistë.

Por nëse të gjitha energjitë shpenzohen në daljen nga ngërçi,senatorët më të moderuar do të jenë të ekspozuar për hir të një projekt-ligji për të drejtat e votimit, i cili mund të mos ketë një efekt të madh në pjesëmarrjen e demokratëve në zgjedhje, dhe që nga ana tjetër nuk do të parandalonte domosdoshmërisht forcimin e ndikimit të Trump në Partinë Republikane.

Është shumë më mirë të përdoren qasje pajtuese për të miratuar axhendën tuaj ekonomike, duke rimëkëmbur ekonominë dhe ruajtur imazhin e moderuar të Joe Biden, sesa të vazhdohet me promovimin e revolucionit kushtetues si karta kryesore elektorale për votuesit e zonave nën-urbane në zgjedhjet e vitit 2022.

Nëse teoria e urgjencës duket paksa e dëshpëruar, teoria e moderuar duket sikur mund të përfitojë nga një mendim paksa më strategjik, sidomos për ato lloj ligjesh që do të parandalonin çdo lloj përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve në të ardhmen.

Dhe nëse teoria e moderuar duket si shumë e kujdesshme dhe jo-heroike, nuk mund të bëhet asgjë për pasivitetin heroik të shumicës së republikanëve që shpresojnë ta sabotojnë nga brenda Trumpizmin, dhe të cilët e kanë bindur veten se mënyra më e mirë për të shmangur një përsëritje më të keqe të lojës në fundin e vitit 2020, nuk është ta luftosh atë hapur fare.

Por ky jo-heroizëm, që dëboi Liz Cheney nga udhëheqja republikane, në fakt nuk është një sjellje e marrë. Le të supozojmë se polarizimi dhe frika nga liberalizmi, do t’i mbajnë republikanët konkurrues në thuajse çdo rrethanë.

Në një rast të tillë, siç e theksoi Andrew Prokop muajin e kaluar, shndërrimi i politikës së brendshme të Partisë Republikane në një lloj referendumi të qëndrueshëm mbi anti-Trumpizmin, vetëm sa mund të zmadhojë fuqinë e këtij të fundit, dhe t’i ndihmojë besnikët e tij më të këqij të fitojnë zgjedhjet paraprake, dhe të forcojë aftësinë e tij për të kërkuar gjëra shkatërruese për vendin.

Edhe nëse zyrtarët e përgjegjshëm republikanë e injorojnë atë,mbështetësit e Trump mund të shpresojnë që ta tejkalojnë atë, dhe nëse ai e merr përsëri nominimin ata do të jenë akoma atje (ndryshe nga Cheney, Jeff Flake, Justin Amash etij), për të luajtur të njëjtin rol që luajtën edhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, kur asnjë nga guvernatorët kryesorë republikanë apo sekretarët e shtetit (ose për këtë çështje gjyqtarët edhe gjykatësit e Gjykatës së Lartë të emëruar nga Trump) nuk u pajtuan me kërkesat më ekstreme të përmbysjes së rezultatit të zgjedhjeve.

Kjo është pika kur unë mendoj t’ju them se cila nga këto tre qasje do ta frenonte vërtetë Trump, dhe cila do të dështonte. Por e vërteta zhgënjyese, është se si përshtatje të çuditshmërisë së paparë të fenomenit ‘Trump’, që të tria qëndrimet – maksimaliste, të moderuara dhe qëllimisht joaktive – duken disi të arsyeshme. Kjo do të thotë, që në epokën tonë të surprizave të garantuara, që të tria ato do të bëhen ndoshta të parëndësishme në rastin e një kthese të fortë të ngjarjeve nga tani deri në vitin 2024. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *