Trump niset për t’u përballur me arrestimin

0
Shpërndaje lajmin

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga resorti Bedminster në New Jersey, për në drejtim Georgia. Nga aty, ish-presidenti pritet që të arrestohet formalisht.
Fotoja e mësipërme tregon momentin kur autokolona e Donald Trump-it u nis nga resorti i ish-presidentit në Bedminster në New Jersey në drejtim të aeroportit në Newark.
Kujtojmë se Rudy Giuliani, ish-avokati personal i Donald Trump, u vetëdorëzua të mërkurën pranë autoriteteve të burgut në kontenë Fulton, pas akuzave se ai ka ndihmuar në organizimin e përmbysjes së rezultatit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, për shtetin e Georgias, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Dorëzimi ishte një moment i vështirë për vetë Giulianin, ish-prokuror federal, i cili për herë të parë u gjend në këtë situatë, ku akuzat rëndojnë personalisht ndaj tij, një njeri që vetë ka qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.
Njësoj si Trump, edhe Giuliani përballet me 41 akuza për çështjen e mashtrimit me zgjedhjet e 2020. Po ashtu edhe ai pagoi garancinë për të qëndruar i lirë, plot 150 mijë dollarë.
Sot është radha e ish presidentit Donald Trump për t’u vetëdorëzuar dhe siç ai ka thënë, këtë do ta bëjë në orët e mbrëmjes, për të patur shikueshmërinë maksimale të amerikanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *