Tuna prek me dedikimin për vdekjen e vjehrrës: Do kujdesem t’ia mbaj Tianit të freskëta kujtimet për gjyshen e tij

Share

Gjatë ditës së sotme ndërroi jetë nëna e këngëtarit të njohur Robert Berisha. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vet ai, në një postim në rrjetin social Instagram

Ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Teuta Berishës, shprehur edhe këngëtarja Tuna Sejdi, e cila teksa shprehet se ky lajm e ka pikëlluar shumë, thotë se do ja mbajë gjallë kujtimet për gjyshen, djalit të saj Tian.

“Sot ndjehem e pikëlluar… Tian humbi nanën që e deshi aq shumë… Do kujdesem t’ia mbaj Tianit të freskëta kujtimet për gjyshen e tij. Përjetësisht në zemrat tona”, shkruan Tuna.

Ndërsa postimin e shoqëroi me një foto të ish-vjehrrës, djalit të saj Tian dhe Patris Berishës.

Për vdekjen e ish-vjehrrës ka reaguar më herët edhe Nora Istrefi, e cila u shpreh se Teuta ka qenë gjithmonë shoqja e saj më e mirë dhe se e kanë dashur shumë njëra-tjetrën.

“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dashur dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt I bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë dhe në paqe Teuta”, shkroi këngëtarja.

tuna 345x600 1


Share

Komente